Lajme
Po afrohet acari, në fundjavë temperaturat në -19 gradë
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fundjavë temperaturat do të zbresin deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius
Gjatë fundjavës temperaturat në Ballkan do të bien dukshëm, duke arritur në minus 19 , gradë celsius, dhe sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, dimri sivjet do të jetë shumë i ftohët se viteve të fundit. Sipas këtij instituti, reshjet e kohëpaskohshme do të vazhdojnë për dy- tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara.
“Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj, nga e mërkura kjo shtypje do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë. Erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi Kosovë”, thuhet në Raportin e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, citon telegraf.
Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare, thuhet se do të parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius.
“Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 11 deri minus 4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 13m/s”, bëhet e ditur në njoftim e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












