Sport
Ajeti largohet nga Torino
Arlind Ajeti pritet të largohet nga Torino në janar, derisa shumë skuadra janë vënë pas mbrojtësit shqiptar
Pjesa e dytë e stinorit me shumë gjasa do ta gjejë Arlind Ajetin me një tjetër ekip. Mbrojtësi i Kombëtares mund t’i thotë lamtumirë Torinos, në kërkim të një skuadre ku të mund të luajë rregullisht, shkruan albinfo.ch.
Pas Crotones dhe Empolit në Serinë A, mediat italiane së fundmi nuk e përjashtojnë mundësinë që 23-vjeçari të luajë jashtë Italisë.
Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, Ajeti po vlerëson disa propozime nga kampionate të tjera, por pa dhënë hollësira të mëtejshme.
Ndërkohë, nuk përjashtohet as mundësia që qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të qëndrojë te Torino dhe ta bindë trajnerin Sinisha Mihajloviq për t’i gjetur një vend në 11-shen titullar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













