Lajme
Gripi sezonal me përmasa shqetësuese: mbyllen shkollat
Sipas qeverisë në Tiranë, vendimi për mbylljen e çerdheve dhe shkollave deri më 7 janar, erdhi pas përhapjes së menjëhershme të virusit të gripit në popullatë. Deri më tani 15 mijë veta kërkuan ndihmën e mjekut
Ministria shqiptare e Shëndetësisë ka marrë vendim që t’i mbyllë çerdhet, kopshtet dhe shkollat nga data 4 deri më 7 janar për shkak të gripit sezonal që ka marrë përmasa shqetësuese në këtë shtet. Sipas qeverisë në Tiranë, vendimi për mbylljen e institucioneve arsimore edukative erdhi pas përhapjes së menjëhershme të virusit të gripit në popullatë.
Po ashtu Qeveria ka marrë vendimin për të lënë pushim 4-5-6 janar njërin prej prindërve që punojnë në administratë, e që kanë fëmijë të mitur.
“Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore”, thuhet në vendim.
Gjithashtu Qeveria i bëhet thirrje sektorit privat që t’u vijnë në ndihmë prindërve me fëmijë të mitur që të marrin të njëjtin vendim.
“Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor”, thuhet më tej në vendimin e Qeverisë së Shqipërisë.
Ndryshe, Shqipëria është përfshirë nga epidemia e gripit, e cila ka prekur mbi 15 mijë qytetarë, të regjistruar në institucione shëndetësore. Siç thotë TCH, numri mund të jetë edhe më i madh, pasi shumë qytetarë nuk paraqiten për të kërkuar ndihmën e mjekut.
“Përhapja ishte e menjëhershme. Ka filluar që në dhjetor dhe është përhapur me shpejtësi. Simptomat janë temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh, këputje…”, thotë shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










