Lajme
Protesta kundër pelegrinëve serbë në Gjakovë
Në Gjakovë tashmë ka filluar protesta kundër ardhjes së “pelegrinëve”, ndërsa Policia e Kosovës tashmë ka vënë rrethojat që të mos ndodhin incidente
Ardhja e pelegrinëvë serbë, sërish ka irrituar qytetarët e Gjakovës, të cilët për vite me radhë protestojnë kunde ardhjes së serbëvë për të bërë homazhe në kishën e këtij qyteti me reastin e krishtlindjeve ortodokse. Për gjakovarët, rikthimi i serbëve në Gjakovë, është rithimi i kriminelëvë në vendin e krimit.
Në Gjakovë tashmë ka filluar protesta kundër ardhjes së “pelegrinëve”, ndërsa Policia e Kosovës tashmë ka vënë rrethojat për protestuesit në formë që të mos ndodhin incidente. Gjakova është njw nga qytetet që ka hubur shumë qytetarë gatë luftës së fundit.
Në anën tjetër Qeveria e Kosovës i ka refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë të Serbisë që do të shoqëronin atë në vizitë në Kosovë.
Këshilltari i Ministrit të Jashtëm, Bashmir Xhemaj i ka konfirmuar REL vendimin e qeverisë së Kosovës për refuzim të kërkesës së Presidentit Nikoliq.
Në një kumtesë të saj, ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se refuzimi I kërkesës për Nikoliqin vie pas “mosdeponimit në kohë të kërkesës”.
“Refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.
Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve. Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kishte paralajëmruar vizitën në Kosovë në prag të Krishtlindjeve Ortodokse dhe pjesëmarrjen e tij në liturgjinë në një Kishë Ortodokse në Shtërpce, 60 kilometra në jug të Prishtinës. Nikoliq kishte paralajmëruar edhe takimin me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.
Vendimi i qeverisë së Kosovës vie në kohën kur në Francë autoritetet e atjshme kanë ndaluar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në bazë të një flet arresti ndërkombëtar të autoriteteve të Serbisë. Por, kjo nuk është e tëra, pasi që liderët serbë sa herë që vijnë në Kosovë për vizita fetare, mbajnë ligjerata politike dhe i sugjerojnë qytetarëve serbë në Koaovë që ta sfidojnë hapur Prishtinën.
E-Diaspora
-
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve Shqipëria do të ngjitet në skenë në pozitën e pestë me këngën “Nân”. ... -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














