Lajme
MPJ e Francës: Nuk ka dimensione politike në arrestimin e Haradinajt
Siç deklaroi zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, “veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”
Ministria e Jashtme e Francës është deklaruar lidhur me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke konfirmuar se ai është arrestuar në bazë të një fletarrestim lëshuar nga Serbia, ndërsa në ndaljen e tij nuk ka refleksione politike. Siç deklaroi zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, “veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”.
Ai tha se “procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit”, citon REL.
Zëdhënësi Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast “nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Ai tha se “autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme” dhe se “procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë”. “Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të”, tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë.
Nadal tha se “Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar 2017 në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës”.
Ndalimi i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999. për këto akuza, Ramush Haradinaj ishte gjykuar dy herë nga Tribunali Penal i Hagës dhe dy herë ishte shpallur i pafajshëm.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












