Bota
Franca po “lufton” me gripin
Ministrja e Shëndetësisë, Marie-Sol Touraine, tha se situata me epideminë e gripit në Francë do të ishte “ndoshta më e rëndë” se sa pritej, duke theksuar se 142 nga 850 spitalet franceze janë duke përjetuar mbingarkesë për shkak të një epidemie.
Të ballafaquar me fenomenin e “hershëm”, ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjitha spitalet publike dhe private të rishikojnë operacionet e tyre dhe të kujdesit mjekësor për të ofruar shtretër të lirë për ata që vuajnë nga gripi. Këtë vit janë persona të moshës mbi 65 vjeç, njoftojnë mediat nga Parisi, përcjell albinfo.ch.
Shqetësimet e autoriteteve shëndetësore franceze janë se epidemia ka lëvizur përpara dhe ende nuk shihet përfundimi i saj.
Për këtë ditë janë vërejtur 398 kontrolle në 100 mijë banorë për shkak të gripit. Deri tani janë raportuar 381 raste të rënda që kërkojnë kujdes intensiv në spital.
Megjithatë, bazuar në agjencitë qeveritare, 2016-2017 sezoni i gripit duket delikat me kthimin e virusit A (H3N2), virusit që afër dy vjet ka shkaktuar vdekshmërinë e rreth 18 mijë njerëzve. Por, ndryshe nga dimri 2014/2015, vaksina këtë vit është përshtatur shumë më mirë ndaj virusit.
Fillimi i epidemisë është shënuar me vdekjen e 13 personave, të gjitha në të njëjtën shtëpi të pleqve në Lion. Numri i vatrave të raportuara të gripit të njerëzve të moshuar në shtëpitë e kujdesit është rritur në dy javët e fundit, në krahasim me javët e kaluara, informon autoriteti mbikëqyrës, i cili konfirmon nevojën për vëmendje të veçantë në këto shtëpi të pleqve.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë Burri i plagosur rëndë, një 35 vjeçar nga Afganistani është aktualisht i dyshuari për vrasjen e... -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore














