CH-Ballkani
Hahn: Kosova dhe Serbia po i rrezikojnë të arriturat me dialog
Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, tha sot në Bruksel se “Kosova dhe Serbia duhet të shikojnë përpara dhe të mos e rrezikojnë atë që është arritur”.
Deklaratat e Hahn pasuan tensionet e krijuara rreth një treni me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë, që u cilësua promovues, i cili u nis të shtunën nga Beogradi drejt Mitrovicës dhe u kthye në kufi me Kosovën, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave në Prishtinë.
Ndalimi i trenit për të hyrë në Kosovë nxiti një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që presidenti serb Tomisllav Nikoliq, deklaroi se “është i gatshëm të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.
Komisioneri I BE-së Johannes Hahn iu adresua retorikës së përdorur në ditët e fundit nga udhëheqës politikë.
“Ata nuk duhet të rrezikojnë atë që është arritur në dialog. Duhet të shikojnë përpara dhe jo të kthehen prapa”, tha Hahn.
Në pyetjen nëse Serbia është ajo që po “shikon prapa”, Hahn u përgjigj:
“Të gjithë ata që nuk shikojnë përpara, shikojnë prapa”.
Treni, që për autoritetet serbe do të qarkullonte në një linjë provuese Beograd Mitrovicë deri në gjysmën e muajit shkurt, u cilësua nga autoritetet në Prishtinë si “provokim” dhe u kërkua nga BE-ja ndërhyrja për ta ndaluar atë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














