E-Diaspora
51% të zviceranëve pro natyralizimit të lehtësuar
Megjithatë, siç shprehen ekspertët e hulumtimit të opinionit publik, kur bëhet fjalë për temat që lidhen me të huajt, ka rrezik që në fund të mbizotërojë linja konservative, gjegjësisht fitojnë kundërshtarët e lehtësimit
Më 16 dhe 17 janar, 9730 persona me të drejtë vote nga e gjithë Zvicra janë shprehur online për anketën e realizuar nga Tamedia lidhur me iniciativat të cilat votohen më 12 shkurt në nivel nacional. Tema që është më sensitive në votimet e 12 shkurtit është sigurisht ajo për natyralizimin e lehtësuar të të huajve të brezit të tretë.
51 për qind të pjesëmarrësve në sondazh janë përcaktuar për ntyralizim të lehtësuar, gjegjësisht në favor të lehtësimit të procedurës për fitimin e pasaportës së Zvicrës, transmeton albinfo.ch. 47 për qind janë shprehur kundër ndërsa 2 për qind, të papërcaktuar. Një sondazh i ngjashëm i realizuar në fillim të muajit kishte nxjerrë rezultatin prej 50% të mbështetësve të iniciativës, gjë që flet për një ngritje të vogël të mbështetjes.
Megjithatë, siç shprehen ekspertët e hulumtimit të opinionit publik, kur bëhet fjalë për temat si kjo, që lidhen me të huajt, zakonisht në fund mbizotëron linja konservative, gjegjësisht fitojnë kundërshtarët e lehtësimit.
Lucas Leemann dhe Fabio Wasserfallen thonë se ngjashëm ka qenë edhe në votimet e kaluara (më 1994 dhe 2004) për natyralizim, përcjell albinfo.ch. Të dy herët iniciativa ka dështuar, ndonëse për përqindje fare të vogël.
Sipas tyre, fakti se në sondazhe prin alternativa liberale vjen si rezultat i mobilizimit të të gjitha partive përveç SVP-së, në favor të lehtësimit. Por në fund ekziston rreziku real që iniciativa të hidhet poshtë, si pasojë e mobilzimit të SVP-së dhe inercionit që i shoqëron vendimet që kanë të bëjnë me lehtësime në fushë të të drejtave të të huajve.
Fakti se ky votim do të bëhet në një ambient të polarizuar, të shkaktuar nga ISIS-i dhe frika e fundamentalizmit, që lidhet me të huajt, vetëm sa e shton rrezikun e refuzimit të iniciativës për natyralizim të lehtësuar, transmeon albinfo.ch.
Sipas sondazhit, 88 për qind të ithtarëve të SVP-së do ta refuzonin iniciativën ndërsa te të gjitha partitë tjera, përqindja e përkrahësve është shumë më e lartë se ajo e refuzuesve.
Një sondazh tjetër, i realizuar dy javë më parë nga 20minuten kishte nxjerrë një përqindje shumë më të lartë të përkrahësve të natyralizimit të lehtësuar, gjegjësisht afër 70%.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













