E-Diaspora
I dyshuari për terrorizëm, shtetas austriak me prejardhje shqiptare
Ai është një 18 vjeçar me shtetësi austriake por me prejardhje nga Shqipëria. I arrestuari nuk bën pjesë në mesin e atyre që janë kthyer nga xhihadi
I riu që është arrestuar në mbrëmjen e të premtes nën dyshimin se ka përgatitur një sulm terrorist në Vjenë, është një 18 vjeçar me shtetësi austriake por me prejardhje nga Shqipëria, shkruan standard.at. Ai vjen nga “miljeu shqiptar, pra nuk bën pjesë në mesin e atyre që janë kthyer nga xhihadi dhe ekziston dyshimi se ka një sfond radikal religjioz salafist”, ka thënë ministri austriak i punëve të brendshme, Wolfgang Sobotka në konferencën e mbrëmshme për media, transmeton albinmfo.ch.
Ministri ka thënë po ashtu se si pikë e mundshme e planifikuar për t`u sulmuar ka qenë metroja e qytetit të Vjenës. Por, policia është ende duke bërë vlerësimin e indikacioneve.
Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të brendshme ka thënë se personi ka qenë gjithë kohën nën kontroll të autoriteteve të sigurisë. Të dhënat flasin se i dyshuari po përgatiste një sulm me motiv terrorist që do ta bënte në një kohë të afërme.
Personi i arrestuar ka qenë i njohur për policinë si delikuent që ka kryer vepra të imta penale, përcjell albinfo.ch. Me rastin e bastisjeve në banesën e tij dhe në ambiente tjera ku mendohet të ketë frekuentuar ai, janë gjetur telefona celularë dhe materiale tjera të cilat janë konfiskuar.
Masat e shtuara të sigurisë që janë ndërmarrë lidhur me rastin në Vjenë vazhdojnë të mbeten në fuqi. Policia ka shtuar praninë e saj me uniformë dhe me rroba civile në sheshet më të frekuentuara të qytetit. Qytetarëve u bëhet thirrje për më tepër syçeltësi.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














