Kultura
Ftesë për Kuvendin VI zgjedhor të SHKSH në Zvicër
Punimet e këtij Kuvendi mbahet më 5 shkurt 2017, duke filluar nga ora 14.00, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih, Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich
Në pajtim me Statutit e SHKSHZ i ftojmë të gjithë anëtarët e kësaj shoqate, krijuesitë e të gjitha profileve, që të marrin pjesë në Kuvendin VI zgjedhor të SHKSHZ, me ç`rast, përveç raportit të punës dhe raportit financiar për periudhën e udhëheqjes aktuale, do të bëhet zgjedhja e organeve të reja drejtuese të SHKSHZ. Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë dhe demokratike, Kryesia i fton të gjithë anëtarët e SHKSHZ që janë të interesuar të kandidohen për t`u zgjedhur në udhëheqjen e SHKSHZ, që parprakisht të paraqesin të dhënat e tyre bibliografike së bashku me një përmbledhje programore lidhur me synimet e veprimtarisë së SHKSHZ në adresën elektronike të Shoqatës: [email protected], në ç`mënyrë do të bëjnë më efikas edhe votimin duke konkurruar me programe konkrete te punës, që do të jenë obligative në vazhdim të punës së Shoqatës.
Punimet e këtij Kuvendi mbahet më 5 shkurt 2017, duke filluar nga ora 14.00, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih, Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich, me këtë rend dite:
1. Raporti i punës Maj 2015 – Janar 2017
2. Raporti financiar për periudhën e njëjtë
3.Prezantimi i kandidatëve që konkurrojnë për organet e udhëheqjes së SHKSHZ
4. Votimet për udhëheqjen e re
5.Numërimi i votave nga një komision i zgjedhur paraprakisht në mbledhje, i cili do të ndjekë parimin që kandidatin me më së shumti vota e shpall kryetar të Kryesisë së SHKSHZ, të cilën do ta përbëjnë kandidatët sipas votave të fituara në këtë mbledhje.
6.Fjala e Kryetarit të sapozgjedhur të SHKSHZ
7. Apèro
Me qëllim që punimet e këtij Kuvendi të jenë sa më të suksesshme, i lusim të gjithë anëtarët që të marrin pjesë në këtë takim duke ndarë kohën e tyre të vlefshme për të dhënë një kontribut për zgjedhje sa më të mbara, mbi bazën e të cilave do të bëhet edhe puna e mëtejshme e SHKSHZ. Po ashtu ju lusim që të konfirmoni paraprakisht pjesëmarrjen tuaj në Kuvend më së largu deri më 25 janar 2017.
Kryesia e SHKSHZ ju falenderon paraprakisht për angazhimin dhe kontributin tuaj!!!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Shkurt 2017
- Ora14:00
- Data e përfundimit27 Janar 2017 - 23:00
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026










