E-Diaspora
Furnizon pasanikët e botës me vetura superluksoze
Ferrari, Laborghini, Rolls Royce apo Bentley janë supermakinat që mund t`i blini në butikun e makinave superluksoze të Berat Mehmedit
Vetura më e shtrenjtë që ai ka shitur është një Lamborghini Aventador SV Roadster për një shumë prej 799 mijë frangave zvicerane.
Blerësi i kësaj makine të limituar në 500 copë ishte një japonez nga Tokio, kujton pronari shqiptar i garazhës Sportcar Connection, Berat Mehmedi. Ky djalë me prejardhje nga Gostivari ka ngritur një shtëpi veturash që më tepër i ngjan një butiku luksoz që kujdeset për t`ua plotësuar qejfet burrave të pasur me lodrat e tyre të preferuara, makinat superluksoze. „Paramendojeni“, thotë ai, “kur bëhet fjalë për modele të veturave të limituara nga ato superluksozet, klientët vijnë nga skaji i botës për t’i blerë. Sivjet kisha një blerës japonez që erdhi nga Tokio për ta blerë Laborghinin e modelit të limituar në vetëm 500 copë për një çmim prej 799 mijë frangash. Madje prej tyre kam shitur dy“, tregon Berati.
Por, makinat më të kërkuara në garazhën Sportcar Connection janë Ferrari dhe Rolls Royce, plotëson ai. Klientët janë koleksionues e burra të pasur që kanë pasion veturat luksoze. Në mesin e tyre nuk mungojnë as shqiptarët, por ata janë më të rrallë, thotë Berati.
„Në mesin e klientëve të mi nga bota shqiptare, më shumë i kërkojnë makinat Lambot, por nuk mungojnë kërkesat edhe për Mercedes AMG“.
Nga vip-at shqiptarë që Berati i ka shokë e mysafirë të shpeshtë janë aktori i njohur Blerim Destani, i cili ka blerë një Maserati në garazhën e tij. Kurse miku i tij i afërt reperi i njohur Noizy, i merr në shfrytëzim makinat e Berati për të incizuar videoklipe për këngët që ai i nxjerr në treg. Dy futbollistët e përfaqësueses zvicerane, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, janë po ashtu miq të Beratit që mund t`i takoni tek ai sa herë ata kthehen për vizitë në Zvicër. Për Admirin thotë së është i pasionuar pas Mercedesit SL kurse Pajtimi i do makinat Rolls Roys, tregon 32 vjeçari, i cili për vete nget një xhip të rrallë të markës Mercedes G-Class që kap shumën 250 mijë franga
Berati ka mbi 10 vite që është inkuadruar në biznesin e shitblerjes së veturave luksoze në qytetin Frauenfeld të Zvicrës duke realizuar kështu ëndrrat e fëmijërisë.
„Mua më janë realizuar jo vetëm ëndrrat e vogla të fëmijërisë, por edhe ëndrrat e mëdha“, plotëson Berati i cili shet 250 deri në 300 vetura në vit.
Makinat speciale nuk hidhen për shitje në tregun online, thotë Berati. “Ato shiten përmes lidhjeve pa u publikuar në internet. Mesatarja e veturave që mban ai në garazh, sillet nga 35 deri në 50, të gjitha prej tyre janë vetura luksoze dhe superluksoze me një vlerë deri në pesë milion franga.
Lamborghini prej 799 mijë frangash
„Paramendojeni“, thotë ai, “kur bëhet fjalë për modele të veturave të limituara nga ato superluksozet, klientët vijnë nga skaji i botës për t’i blerë. Sivjet kisha një blerës japonez që erdhi nga Tokio për ta blerë Laborghinin e modelit të limituar në vetëm 500 copë për një çmim prej 799 mijë frangash. Madje prej tyre kam shitur dy“, tregon Berati.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë




















