Integrimi
„Fushata e SVP/UDC-së shpie në një zhvillim të rrezikshëm politik“
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës: Pllakatet e SVP-së janë të stërmbushura me urrejtje dhe nuk e ndihmojnë integrimin
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka reaguar ndaj fushatës së proklamuar të SVP-UDC, e cila në disa sheshe të qyteteve ka vendosur tashmë pllakatet politike kundër kosovarëve të titulluara „Kosovarët therin një Zviceran. Të stopohet imigracioni masiv“ , duke i politizuar në këtë mënyrë ngjarjet e fundit të dhunshme, ku ishin të involvuar qytetarë kosovarë në Pfäffikon dhe në Interlaken.
„Si Kuvend, kemi qenë në dijeni se ngjarjet e fundit do të politizohen dhe do të shfrytëzohen nga SVP-UDC, sidomos tash para zgjedhjeve, por nuk kemi menduar se kjo do të ndodhë në këtë mënyrë me kaq shumë urrejtje“, ka thënë për Albinfo.ch Orhan Spahiu, kryetar i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.
Të kufizuar në aspektin juridik, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës pas analizave të bëra e ka pasur vështirë të marrë ndonjë hap konkret në këtë drejtim për shkak të dispozitave ligjore përkatësisht “nenit kundër diskriminimit”.
„Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie, një pjese e madhe janë edhe shtetas te Zvicrës. Këso lloj reklamash, të stërmbushura me urrejtje, çojnë në një zhvillim të rrezikshëm politik në Zvicër, dhe në asnjë mënyrë nuk ndihmojnë integrimin“, ka theksuar Spahiu.
Kreu i Kuvendit edhe njëherë ka thënë se rastet e fundit të dhunës duhet të trajtohen si raste të izoluara dhe individuale, ku edhe përgjegjësia duhet të jete individuale e jo të fajësohet një shoqëri e tëre.
SVP-UDC kishte lansuar këtë fushatë denigruese ndaj kosovarëve edhe pse komuniteti i shqiptarëve në Zvicër i kishte dënuar ashpër aktet e dhunës të kryera nga shqiptarët javën e kaluar.
Ata ishin distancuar nga çfarëdo akti kriminal të kryer nga bashkëkombësit e tyre, dhe kanë kundërshtuar fajësimin kolektiv të shqiptarëve për krimet e kryera nga individë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan... -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online Vjedhja e identitetit online është rritur ndjeshëm në Zvicër, duke u kthyer në një nga format... -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët













