Sport
Mavraj në ekipin e vitit në Gjermani
Ai hyri në këtë formacion nga uebfaqja zyrtare e Bundesligës, duke lënë shumë emra të njohura prapa
Mërgim Mavraj padyshim se është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Gjermani. Kjo dëshmohet edhe në statistika e fakte, kurse së fundi është zgjedhur edhe në ekipin më të mirë të sezonit vjeshtor, shkruan albinfo.ch.
Ai hyri në këtë formacion nga uebfaqja zyrtare e Bundesligës, duke lënë shumë emra të njohura prapa.
Mavraj në mbrojtje është bashkë me David Alaba, Sokratis Papasthopulos dhe Philip Lahm, kurse kanë mbetur jashtë futbollistë të njohur si Mats Hummels dhe Jerome Boateng.
Përsa i përket qendërmbrojtësve që kanë bërë më mirë në pjesën e parë të kampionatit gjerman, Mavraj ishte lojtari i dytë më i preferuar nga tifozët duke grumbulluar 26% të votave, vetëm 1% më pak se greku i Dortmundit Sokratis që ishte më i votuari. Me 30 mijë e 452 vota në total, ish lojtari i Kolnit la pas me rreth 500 vota, Mats Hummels-in.
Në 11-shen më të mirë të fazës së parë në Bundesligë, në portë është vendosur Manuel Neuer, në mbrojtje Alaba, Sokratis, Mavraj dhe Lahm. Mesfusha përbëhet nga dy talentet e Borussias së Dortmundit, Pulisiq dhe Dembele, si dhe Thiago Alcantara i Bayernit, ndërsa në sulm Aubameyang-Lewandowski dhe Modeste.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë










