Bota
“Mercedes”: 5.400 euro bonus për punëtorët gjermanë
Sipas një vendimi të përbashkët të bordit drejtues dhe Bashkimit të Sindikatës së Punëtorëve, rreth 130 mijë njerëz që punojnë për kompaninë e automobilave në Gjermani do të marrin 5.400 euro në pagën e tyre të prillit, përcjell albinfo.ch.
“Punonjësit tanë janë çelësi i suksesit tonë dhe gjithçka që kemi arritur në vitin 2016. Ata janë përkushtuar dhe puna profesionale është një faktor kyç në suksesin tonë afatgjatë si një kompani. Bonusi është mënyra jonë e mirënjohjes ndaj punonjësve tanë për përkushtimin e tyre dhe punën e papaguar. Së bashku, ne kemi arritur shumë”, tha Wilfried Port, një anëtar i bordit drejtues të “Daimler”.
Programi për t’i ndarë fitimet me punonjësit e tyre daton nga viti 1997.
“Daimler” vitin e kaluar shiti 2.998.386 automjete në mbarë botën, nga të cilat 2.197.956 janë të departamentit të makinave Mercedes-Benz, prej tyre 415.108 kamionë, 359.096 furgona Mercedes-Benz dhe 26.226 autobusë. Shifra totale paraqet një rritje prej 5 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih











