CH-Ballkani
Bizneset më pak produktive se kompanitë e çdo vendi në Ballkan
Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të produktivitetit të sipërmarrjeve private, krahasuar me çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor. Një raport i BERZH bërë së fundi, vëren se informaliteti po len mbrapa të gjithë Ballkanin nga ekonomia e Bashkimit Europian.
Kompanitë shqiptare janë më pak produktive se kompanitë e çdo vendi në Ballkanin Perëndimor. Fakti vihet në dukje nga një publikim i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Dokumenti i bazuar në anketimin e mbi 1800 kompanive, vë në dukje performancën e kompanive dhe disa pengesa për të bërë biznes.
Siç raporton abcnews, Shqipëria ka nivelin më të ulët të produktivitetit, krahasuar me të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.
Kompanitë tona, i karakterizon një produktivitet i ulët si në sektorin e prodhimit, edhe ato të shërbimeve.
Vlerësimet e BERZH vënë në dukje gjithashtu një hendek të madh mes produkitiviteti në rajonin e Ballkanit dhe kompanive në 11 vendet e Bashkimit Europian, përcjell albinfo.ch
Sipas BERZH, studimi është bërë për të kuptuar pse vendet e Ballkanit kanë një standard jetese kaq larg atyre të BE-së, kur këto vende janë kandidatë për në BE. Shumë vrojtime në rajon sipas ekspertëve të BERZH tregojnë se institucionet e dobëta, përfshirë edhe problemet me klimën e biznesit janë në zemër të këtij problemi
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












