Integrimi
Qyteti i Bernës organizon takim me personat kyç në fushë të migracionit
Qendra Profesionale (e Kompetencës) për Integrim fton personat kyç nga popullata me prejardhje të huaj që të marrin pjesë në një takim informativ që mbahet më 27 shkurt. Në këtë aktivitet, personat kyç domethënë ata persona që duke këshilluar dhe informuar bashkatdhetarët e tyre, kanë një rol të rëndësishëm brenda komunitetit, kanë mundësi që vetë të informohen lidhur me ofertat e ndryshme të qytetit të Bernës. Ata po ashtu mund të bashkëbisedojnë me përfaqësues të administratës së qytetit, thuhet në një njoftim të dërguar nga Valbona Thaçi, këshilltare, udhëheqëse e projektit dhe nëpunëse për infiormim dhe rrjetëzim.
Në takim, pjesëmarrësit do të informohen lidhur me çështjet në vijim: Ardhja në Zvicër, leja e punës dhe viza (sektorët: Shërbimi civil, migracioni dhe Policia për të huaj); Hedhja e mbeturinave dhe riciklimi në qytetin e Bernës; Mocioni për participimin (Qendra e kompetencës për Integrim); Projekti i fqinjësisë, Bernë) Qendra e Kompetencës për moshat e shtyra, qyteti i Bernës); Puna sociale shkollore (Shërbimi Shëndetësor); Varrezat e qytetit dhe mundësitë për varrim të pjesëtarëve të religjioneve të ndryshme (Zyra përkatëse); Ombudspersoni i qytetit; Ofertat e qytetit për banesa (Patundshmëritë, qyteti i Bernës) dhe Infobooker (Qendra e Kompetencës për Integrim).
Në përmbyllje do të ketë një apero.
Pjesëmarrja është pa pagesë ndërsa regjistrimi është i detyruar dhe ai duhet të bëhet më së voni deri më 20 shkurt 2017. Informatat tjera i gjeni në formularin e paraqitjes, nën linkun: www.bern.ch/integration
Data: E hënë, 27 shkurt 2017, nga ora 18.00 deri në orën 21.00
Adresa: Zentrum Bürenpark (Grosser Saal), Bürenstrasse 8, Bern
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Shkurt 2017
- Ora18:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit8 Shkurt 2017 - 12:00
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











