Kultura
Kosova në fokus të Festivalit të filmit rinor në Cyrih
"Për vitin 2017 në "Fokus Program" të festivalit do të jetë Kosova. Në fakt do të jetë festivali “DokuFest” i Prizrenit ai që do të sjellë përshëndetjet filmike dhe mysafirët nga Kosova”
Festivali zviceran i filmit të të rinjve, këtë vit mbahet nga 15 deri më 19 mars. Në kuadër të veprimtarive të tij kompleks, ky festival, duke filluar nga viti 2013 ka vendosur edhe fokus-programet ku prezantohen filma të punuar nga të rinjtë e vendeve të caktuara jashtë Zvicrës. Për vitin 2017 në këtë program do të jetë Kosova. Në fakt do të jetë festivali “DokuFest” i Prizrenit ai që do të sjellë përshëndetjet filmike dhe mysafirët nga Kosova”, thuhet në njoftimin për albinfo.ch nga stafi i festivalit.
“Eroll Bilibani, drejtor i DokuFestit ka përpiluar enkas për festivalin e filmit për të rinj dy programe të përbërë nga filma të shkurtë. Programi i parë tregon punimet e lindura në njërën nga shumë punëtoritë (workshopet) me të rinjtë që DokuFesti i organizon për çdo vit. Ndërsa programi i dytë përfshin katër filma të realizuar nga krijues profesionistë të filmit, të cilët merren me temën e migracionit dhe të refugjatëve dhe inskenimin e tyre filmik, shkruan albinfo.ch. Janë pra këto tema që janë ngulitur tashmë në traditën humaniste të DokuFestit dhe sot janë më aktuale se kurdo.
Programet me Kosovën në fokus mbahen: Fokus Kosovo l – ACTive: E enjte, 16 mars 2017, me fillim në orën 18 në Kino Xenix; Fokus Kosovo ll – MigratiON: E premte, 17 mars 2017, me fillim në orën 18 në Kino Xenix.
Juria e festivalit “Ditët e Filmit Zviceran të të rinjve” ndan për nga një film të çdo kategorie çmimin “Springender Panther” (Pantera kërcyese) si dhe vendin e dytë dhe të tretë. Ndërsa publiku me votat e tij zgjedh filmin e tij favorit i cili shpallet edhe filmi fitues i festivalit, gjegjësisht merr çmimin e Publikut.
Me fjalë të tjera, për çdo kategori ndahen nga katër çmime:
Vendi i Parë: “Pantera kërcyese” dhe një çmim në para, me vlerë prej 1000 frangash; Vendi i Dytë, me vlerë prej 600 frangash dhe Vendi i Tretë, me vlerë prej 400 frangash. Çmimin e Publikut ose ZKB e ndan Banka Kantonale e Cyrihut (ZKB) dhe ka vlerë po ashtu prej 1000 frangash.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur



















