CH-Ballkani
Dokumentari që tregon për krimet serbe në Kosovë
Provat tregojnë rolin e Ushtrisë Jugosllave në vrasjet masive të civilëve shqiptarë në Izbicë, Qirez, Savarinë, Rezallë dhe fshatra të tjerë në rajonin e Drenicës
Në Beograd, Qendra për të Drejtën Humanitare ka publikuar një dokumentar që akuzon kreun e ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq për përfshirje në krime të luftës në Kosovë, si dhe në operacionet për fshehjen e trupave, shkruan ‘balkaninsight.com’.
Sipas këtij dokumentari rreth 1,400 civilë u vranë në vitin 1999 në zonën e Kosovës, e cila ishte nën kontrollin e Brigadës 37 të Ushtrisë Popullore Jugosllave, që drejtohej nga Dikoviq, përcjell albinfo.ch.
Ky dokumentar është titulluar “Gjenerali Dikoviq dhe Brigada e 37-të e Kosovës” dhe bazohet në dëshmitë e viktimave dhe dokumentet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, por gjithashtu në hulumtimet e kryera nga HLC-ja gjatë punës e saj për dy dosjet “Lubisha Dikoviq” dhe “Rudnica”, që u publikuan në vitin 2012 dhe 2015. Ky dokumentar zgjat 23 minuta.
Provat tregojnë rolin e Ushtrisë Jugosllave në vrasjet masive të civilëve shqiptarë në Izbicë, Qirez, Savarinë, Rezallë dhe fshatra të tjerë në rajonin e Drenicës. Disa nga eshtrat e një sërë viktimave u zbuluan më vonë në varre masive në Serbi.
47 trupa viktimash u gjetën në vitin 2014 në një varr masiv në guroren e Rudnicës, pranë qytetit të Rashkës në Serbinë Veriore. Brigada e 37-të ishte përgjegjëse për largimin e trupave nga fshatrat Rezallë, Staro Cikitovo, Donji Zabelj dhe Gladno Selo në një tentativë për të mbuluar krimin.
Krimet e kryera nga Brigada e 37-të u trajtuan pjesërisht gjatë gjyqit të ish-presidentit serb Milan Milutinoviq dhe ato të zyrtarëve të tjerë të lartë në Gjykatën e Hagës, por askush nga brigada nuk u ndoq kurrë penalisht.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












