E-Diaspora
Kosovari pranon plaçkitjen e armatosur të bankës
Policia Kantonale dhe Prokuroria e Përgjithshme në Bischofzell kanë zbardhur një plaçkitje banke dhe kanë parandaluar një tjetër
Policia Kantonale e Thurgau-t, nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar kishte arrestuar dy persona të cilët kishin planifikuar plaçkitjen e një banke në këtë kanton. Njëri prej tyre, një kosovar 27 vjeçar e ka pranuar se ka bërë plaçkitjen e Bankës Kantonale të Thurgaut në Erlen, në maj të vitit 2016, shkruan polizeinews.ch.
Tjetri, shtetas zviceran 33 vjeçar por i lindur në Kosovë, ka qenë bashkëpjesëmarrës në planifikimin e plaçkitjes.
Policia Kantonale dhe Prokuroria e Përgjithshme në Bischofzell kanë zbardhur një plaçkitje banke dhe kanë parandaluar një tjetër, transmeton albinfo.ch burimin në fjalë.
Dy personat janë arrestuar pak para Krishtlindjes, vitin e kaluar, me ç`rast kanë pranuar planifikimin e plaçkitjes së një banke në Thurgau. Ndërsa autorësinë për plaçkitjen e bankës në Erlen e ka pranuar vetëm 27 vjeçari. Të dy tash ndodhen në burgun për hetime, përcjell albinfo.ch. Në rastin e plaçkitjes në Erlen, nëpunësja e bankës ishte kërcënuar me një pistoletë ndërsa me rastin e arrestimeve te dy të arrestuarit janë konfiskuar, veç tjerash edhe dy pistoleta.
Hetimet e Prokurorisë në Bischofszell pritet të zbulojnë veç tjerash nëse kosovari ka vepruar si i vetëm ose të dy të arrestuarit janë përgjegjës edhe për delikte të tjera.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












