Jeta në Zvicër
Banesë të lirë nuk ka në qytete
Kërkesat për apartamente të reja i ka shtuar emigracioni. Vitin e kaluar, Zvicra regjistroi një prurje neto prej rreth 60 mijë emigrantëve, krahasuar me 72 mijë vitin e kaluar
Fabian Waltert, ekspert në Credit Suisse tha se trendi i mungesës së banesave është në rritje nga viti i kaluar. Normat e apartamenteve me qira praktikisht nuk janë rritur nga viti i kaluar, kanë qenë kryesisht paushalle. Në disa vende është regjistruar një rënie e vogël. Në të njëjtën kohë gjithnjë qëndrojnë apartamente të zbrazëta dhe reklamohen online edhe pse kanë gjetur qiramarrësit. Kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe në vitin aktual.
“Në kontrast ndërmjet zonave urbane dhe zonave rurale, niveli i çmimeve në qytetet mbetet i lartë. »
Apartamentet më të shtrenjta mbeten ato në Gjenevë. Por edhe në qytete të caktuara si përreth liqenit të Cyrihut, gjegjësisht në rajonin Pfannenstiel dhe Zimmerberg. “Megjithatë, ka edhe rënie, të cilat ne kemi raportuar tashmë vitin e kaluar që është ende relativisht modeste. Niveli i çmimeve është ende i lartë”, tha Walter për Srf.
Nga ana tjetër shumë e apartamente të reja janë ndërtuar në vitet e fundit.
Vitin e kaluar rreth 24 mijë apartamente me qira janë përfunduar. Kërkesat për apartamente të reja i ka shtuar emigracioni. Vitin e kaluar, Zvicra regjistroi një prurje neto prej rreth 60 mijë emigrantëve, krahasuar me 72 mijë vitin e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg












