Sport
Bunjaku sërish aktual, “falë skuqjes” së kolegiut të tij Pekhart
“Ngjyrosja” me karton të verdhë-të kuq e kolegut të tij, futbollistit çek të Fc Nürmnbergut Tomas Pekhart duket se do të shndërohet në shans për lojtarin shqiptar nga Zvicra, Albert Bunjakun.
Ai nuk i është gëzuar përjashtimit të bashkëlojtarit të tij nga lojët, por nganjëherë fati e do kështu. Me pushimin e detyruar të sulmuesit çek, Bunjakut i shtohen shanset për kthim në fushën e gjelbër.
Vetë Bunjaku, pas lëndimeve të njëpasnjëshme , për të ruajtur kondicionin, ishte angazhuar në ekipin amator të Nürnbergut. Por, për fat të keq, ai në një ndeshje për këtë skuadër ishte ndëshkuar me një karton të kuq, respektivisht me tri ndeshje moslojë.
Kështu, edhe pse në lojën e javës së kaluar të FC Nürnbergut trajneri e kishte futur në përbërje, Bunjaku ishte detyruar të abstenonte, për shkak të kartonit të kuq.
„Sigurisht, ishte diçka e marrë ajo që kam bërë. Nuk mundem t`ia sqaroj vetes se si ka mundur të ndodhte diçka e tillë”, thotë Bunjaku.
Por tashmë ka kaluar edhe kjo. Lojtari gjilanas ka vuajtur dënimin dhe këtë të shtunë ai është në dispozicion për ekipin e parë të Nürnbergut.
Ndeshja e fundit që ka luajtur Bunjaku për skuadrën e bundesligës ka qenë ajo e 11 shtatorit të vitit 2010 kundër Hamburger SV. Tash, pas një viti të kaluar me lëndime dhe mungesë loje, duket se futbollisti shqiptar ka dalë nga qarku i mbyllur ku ishte.
“Po ndjehem tepër mirë. Shikuar nga ana e përgatitjes fizike mendoj se do të isha në gjendje të luaja që nga fillimi i ndeshjes. Por për këtë vendos trajneri, ka thënë Bunjaku për gazetën.
Përkundër mungesës së konkurrentit të tij Pekhart, Bunjaku edne nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e parë. Për pozicionin ku luan shqiptari, janë katër pretendentë. Por për Bunjakun vetë futja në konkurrencë, pas një vit pasiviteti dhe kur i rrezikohej e gjithë karriera, është një tregues se po i hapet perspektiva, shkruan “Nürnberger Zeitung”.
Në rast se do t`i jepet shansi të luajë këtë të shtunë kundër nënkampionit, FC Bremen, Bunjaku thotë se nuk frikësohet. “Bremeni ka pasur një statrt të mirë pon edhe ne po ashtu. Prandaj, nuk ka arsye për tù frikuar”
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Kriza në policinë kantonale të Jurës: presion dhe mesazhe raciste të shumta Policia kantonale e Jura po përballet me një krizë të brendshme. Oficerët denoncojnë presionin nga hierarkia... -
Këshilli i Madh i Vaudit mbështet marrëveshjet kolektive mbi pagën minimale kantonale -
Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Temperaturat mbeten të larta në Zvicër gjatë dimrit 2025–2026 -
Probleme në linjën hekurudhore Lozanë–Gjenevë, anulime dhe vonesa












