CH-Ballkani
Tri ditë aktivitete për Epopenë e UÇK-së
Nata e Zjarreve si zakonisht do të mbahet në Prekaz, aty ku në vitin 1998 ishte flijuar familja Jashari. Në këtë natë pritet të marrin pjesë mijëra persona nga e gjithë Kosovë, por edhe nga diaspora shqiptare
Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ketë tri ditë aktivitete për të nderuar këtë festë.
“Më 5 mars do të ketë një ceremoni në kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës, më 6 mars do të mbahet një manifestim, ndërsa si gjithmonë, më 7 mars do të jetë Nata e Zjarreve. Do të ketë edhe një turne futbolli dhe shahu me këtë rast”, ka thënë Hajriz Koci, drejtor i Kulturës në komunën e Skenderajt për “Klan Kosova”.
Ai ka shtuar ka thënë se përgatitjet janë në finalizim, megjithëse kanë nisur me vonesë, duke theksuar se pritet fluks i qytetarëve edhe sivjet. “Padyshim që përgatitjet janë bërë, megjithëse kanë filluar pak me vonesë. Shpresojmë që edhe moti të jetë i mirë dhe të na ndihmojë. Si edhe herëve tjera presim shumë pjesëmarrje, pasi njerëzit tanë e respektojnë sakrificën. Njerëzit me kalimin e viteve po e çmojnë më shumë sakrificën dhe vetëdija e të gjithëve po vjen duke u rritur”, ka shtuar ai.
Nata e Zjarreve si zakonisht do të mbahet në Prekaz, aty ku në vitin 1998 ishte flijuar familja Jashari. Në këtë natë pritet të marrin pjesë mijëra persona nga e gjithë Kosovë, por edhe nga diaspora shqiptare.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













