Fun
500 njerëzit më të pasur në botë, “më të rëndë” për 207 miliardë dollarë
500 njerëzit më të pasur në botë nga 8 nëntori, kur Donald Trump u zgjodh president i Amerikës, kanë rritur pasurinë e tyre për 207 miliardë dollarë.
Indeksi i miliarderëve nga “Bloomberg” tregon se ata aktualisht peshojnë 4.600 miliardë.
Gati 36 miliarderë kinezë kanë rritur pasurinë e tyre me 13.2% nga zgjedhja e Trump, ose 39.2 miliardë dollarë. Vetëm miliarderëve meksikanë fitorja e Trump-it nuk u solli asgjë të mirë. Sulmet e tij mbi fqinjin jugor goditën pezon dhe rritjen e tyre me dy shifra në pasurinë e meksikanëve të pasur. Nga 8 nëntori e tutje pasuria e tetë miliarderëve nga Meksika është ulur me 4.1%, ndërsa pasuria e njeriut më të pasur në Amerikën e Jugut, Carlos Slim, i cili peshon 50.7 miliardë, është ulur me 4,2 miliardë $.
Ndryshe nga ta, miliarderët rusë kanë rritur pasurinë e tij me 24.4 miliardë. Kjo rritje e tyre për 10.5% ka shtuar pasurinë totale në 256 miliardë.
Pasuria e 43 miliarderëve nga sektori financiar amerikan u rrit me 6.7%, ose 403 miliardë dollarë, ndërsa pasuria e 126 amerikanëve të tjerë të ranguar në listën e “Blooomberg” u rrit me 4.2%.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Pasojat e të nxehtit në Zvicër Fermerët paralajmërojnë pasoja për prodhimin bujqësor ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten... -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle












