Bota
Shtetet e BE-së nuk detyrohen të japin vizë humanitare
Në një vendim të Gjykatës Evropiane thuhet se refugjatët nuk kanë patjetër mundësi të re hyrjeje legale në BE
E drejta për vizë humanitare, ashtu sikurse edhe deri më tash, nuk është e garantuar për refugjatët që kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Në një vendim të Gjykatës Evropiane thuhet se refugjatët nuk kanë patjetër mundësi të re hyrjeje legale në BE. Gjykatësit e gjykatës në fjalë, në Luksemburg vendosën që vendet anëtare të BE-së të përcaktojnë vetë, në bazë të juridiksionit kombëtar, nëse refugjatët e kërcënuar nga tortura dhe dhuna kanë të drejtë të marrin një vizë humanitare, shkruan dw.de. Sipas së drejtës evropiane ata nuk janë të detyruar për dhënien e vizës.
Ky vendim bën që një familje siriane nga Alepo me tre fëmijë minorenë të humba padinë. Kjo familje kishte aplikuar për një vizë 90-ditore në ambasadën belge në Bejrut, për shkak se në Siri ata kërcënohen nga tortura dhe vdekja. Ata donin të merrin vizën për të hyrë legalisht në Belgjikë për të aplikuar për azil.
Sipas argumentimit të bërë në gjykatë nga Zyra e të Huajve në Belgjikë, kjo familje synon të qëndrojë me vizë më gjatë se 90 ditë – sirianët duan të aplikojnë për azil në vend, sipas saj. Nga ana tjetër vendet e BE-së nuk kanë detyrimin të pranojnë të gjithë njerëzit, të cilët përjetojnë situata katastrofale.
Një prokuror i përgjithshëm i Gjykatës Europiane e kishte kundërshtuar këtë argumentim përmes një ekspertize që bëri bujë. Ai shkruan, se dhënia e vizës nga një vend është e parashikuar në rregulloret europiane, bazë është Karta e Të Drejtave të Njeriut të BE. Kjo e përcakton qartë të drejtën për azil dhe ndalion torturën, trajtimin çnjerëzor dhe denigrues -rreziqe reale për familje siriane, sipas prokurorit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Pasojat e të nxehtit në Zvicër Fermerët paralajmërojnë pasoja për prodhimin bujqësor ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten... -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle











