Lajme
Veriu mund të administrohet nga ndërkombëtarët?
Në qarqe ndërkombëtare, tashmë shtrohet me seriozitet çështja e vendosjes së veriut nën administrim të përkohshëm ndërkombëtar
Para nisjes së negociatave për statusin e Kosovës, Grupi i Kontaktit kishte përcaktuar parimet, në bazë të të cilave do të zgjidhej ky status. Një nga parimet ishte mosndarja e Kosovës apo mosndryshimi i kufijve të saj.
Aksioni i 16 shtatorit në pikat doganore 1 dhe 31 në kufirin verior me Serbinë, sikur i dha një mesazh të qartë Serbisë se nuk ka ndarje të kësaj pjese.
Por, njëherësh pranimi i gjendjes faktike në terren me bllokada e barrikada e deri tek dorëzimi i gjendjes në terren tek strukturat e pushtetit paralel i ka dhënë mesazhe mbase edhe Prishtinës zyrtare se mosndryshimi i kufijve nuk do të thotë se nuk ka hapësirë për aranzhime të reja për veriun, shkruan Zëri.
Burime ndërkombëtare në Prishtinë kanë thënë e për rrethanat aktuale gati se është e pamundur të flitet për një zgjidhje të shpejtë.
Prandaj, për të shmangur dhunën, tensionet dhe eskalimin në konflikte, sipas tyre, në qarqe ndërkombëtare tashmë shtrohet me seriozitet çështja e vendosjes së veriut nën administrim të përkohshëm – kalimtar ndërkombëtar.
Sipas gazetës Zëri, disponimi i politikës perëndimore thuhet të jetë që kjo administratë e përkohshme të drejtohet nga BE-ja, përderisa zyrtarë serbë, thuhet të favorizojnë që aty të ketë një rol edhe KS i OKB-së.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë












