Futboll
Riola Xhemaili transferohet te Como
E konsideruar si një nga talentet më të mëdha të futbollit zviceran, Xhemaili pritet t'i sjellë cilësi, kreativitet dhe përvojë skuadrës së Como-s
Mesfushorja e Zvicrës, Riola Xhemaili, është transferuar te Como 1907 Femminile, klub që sezonin e ardhshëm do të garojë për herë të parë në historinë e tij në Serie A Women.
Futbollistja me përvojë ndërkombëtare vjen nga PSV Women, ku zhvilloi një sezon të shkëlqyer 2025/26.
Me skuadrën holandeze ajo fitoi titullin kampion në Vrouwen Eredivisie, ndërsa realizoi 15 gola në 30 paraqitje gjatë sezonit, transmeton albinfo.ch.
E konsideruar si një nga talentet më të mëdha të futbollit zviceran, Xhemaili pritet t’i sjellë cilësi, kreativitet dhe përvojë skuadrës së drejtuar nga trajnerja Selena Mazzantini, në prag të debutimit historik të Como 1907 Femminile në elitën e futbollit italian.
Shefja e futbollit të femrave te Como 1907, Heather O’Reilly, e mirëpriti transferimin e mesfushorjes zvicerane.
“Jemi vërtet të entuziazmuar për ardhjen e Riolës. Ajo është një lojtare me shumë energji dhe guxim, një mesfushore që di jo vetëm të shënojë, por edhe të krijojë gola për bashkëlojtaret. Mezi pres ta shoh me fanellën bardhekaltër”, deklaroi O’Reilly.
Transferimi i Riola Xhemailit është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e saj, pasi pas suksesit në Holandë, ajo do të provojë tani veten në kampionatin italian, një nga ligat më konkurruese të futbollit të femrave në Evropë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit Mungesa e investimeve të mëdha në bioteknologji ndikoi në rënien e kapitalit, ndërsa investitorët mbeten optimistë... -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google -
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari -
Temperaturat rekord po arrijnë edhe majat më të larta të Zvicrës














