Lajme
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Kryetari i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” falënderoi nxënësit, prindërit dhe mësuesit, duke bërë të ditur se në vitin e ri shkollor pritet të hapen edhe 33 pika të reja mësimore.
Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër, Vexhid Sejdiu, ka njoftuar për mbylljen zyrtare të vitit shkollor 2025/2026, duke shprehur mirënjohje për nxënësit, prindërit dhe mësuesit për përkushtimin e treguar gjatë gjithë vitit, transmeton albinfo.ch.
Në mesazhin e tij, Sejdiu njëkohësisht u bëri thirrje prindërve shqiptarë në Zvicër që të regjistrojnë fëmijët për vitin e ri shkollor 2026/2027.
Ai bëri të ditur se në kalendarin vjetor janë paraparë edhe 33 pika të reja shkollore, të cilat pritet të nisin punën me fillimin e vitit të ri shkollor, duke zgjeruar rrjetin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.
Sejdiu falënderoi nxënësit për dashurinë dhe përkushtimin ndaj gjuhës amtare, duke theksuar se ruajtja e shqipes është mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar në diasporë.
Mirënjohje ai shprehu edhe për prindërit, për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm ndaj Shkollës Shqipe, si dhe për mësuesit në të gjithë Zvicrën, të cilët, sipas tij, me punën dhe profesionalizmin e tyre janë ambasadorët më të mirë të arsimit dhe kulturës shqiptare.
Sipas Sejdiut, gjatë vitit shkollor 2025/2026 janë zhvilluar me sukses mësimi, aktivitete kulturore, manifestime dhe projekte të shumta, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka Shkolla Shqipe në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë.
Në fund të mesazhit, ai u uroi të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve pushime të mbara verore dhe shprehu besimin se viti i ri shkollor do të sjellë edhe më shumë suksese për Shkollën Shqipe në Zvicër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim
Jeta në Zvicër
-
Rënia e lindjeve në Zvicër, pse familjet po heqin dorë nga fëmija i dytë dhe i tretë? Rënia e lindjeve në Zvicër, demografët zbulojnë arsyen kryesore... -
Zvicër
Pritje e ngrohtë për Zvicrën, Xhaka i drejtohet masës -
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi














