Lajme
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën
Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër dhe afro 2.500 në mbarë botën.
Një ide e thjeshtë që lindi në një pyll të Zyrihut është shndërruar në një nga konceptet më të suksesshme të aktivitetit fizik në natyrë në Zvicër dhe më gjerëx transmeton albinfo.ch.
Historia e Vitaparcours filloi në vitin 1968, kur një klub gjimnastikor në lagjen Zürich-Fluntern kërkoi të ruante zonën e përkohshme të stërvitjes në pyll. Ideja u mbështet financiarisht nga kompania zvicerane e sigurimeve VITA, duke mundësuar krijimin e një rrjeti kombëtar të shtigjeve sportive falas.
Koncepti është i thjeshtë: një shteg prej rreth 2 deri në 2.5 kilometra me 15 stacione të ndërtuara kryesisht nga trungje pemësh dhe materiale natyrore, ku mund të kryhen mbi 40 ushtrime për forcë, qëndrueshmëri, koordinim dhe fleksibilitet. Përdorimi është pa pagesë dhe shtigjet janë të hapura gjatë gjithë vitit.
Sot, Zvicra ka rreth 500 Vitaparcours, ndërsa koncepti është përhapur në afro 2.500 lokacione në vende si Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara, Argjentina dhe Indonezia.
Edhe pas më shumë se pesë dekadash, Vitaparcours mbetet një simbol i stilit aktiv të jetesës në Zvicër, duke u ofruar njerëzve të të gjitha moshave mundësinë të ushtrojnë në natyrë, pa pajisje të kushtueshme dhe pa tarifë anëtarësimi./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Prishtina fitoi katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë












