Shqipëria
Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE
Në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel pritet të formalizohet mbyllja e kapitujve për Shkencën dhe Kërkimin, Arsimin dhe Kulturën, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë, një hap i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shqipëria pritet të shënojë sot një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, me mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton albinfo.ch.
Gjatë Konferencës së nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila do të mbahet në Bruksel, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama do të formalizojë mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë). Këto fusha konsiderohen tashmë të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian.
Konferenca është planifikuar të nisë në orën 19:00, ndërsa një orë më vonë do të mbahet një konferencë për media, ku do të prezantohen zhvillimet më të fundit në procesin e negociatave.
Mbyllja e këtyre kapitujve vjen pasi Shqipëria përmbushi piketat e ndërmjetme (IBAR), të cilat përbëjnë një fazë kyçe në negociatat me BE-në.
Pas këtij hapi, vendi do të vijojë punën për përmbushjen e kushteve të nevojshme për mbylljen e 30 kapitujve të tjerë, me synimin që procesi teknik i negociatave të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Megjithatë, anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian do të kërkojë edhe miratimin unanim të të 27 shteteve anëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Prishtina fitoi katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë










