Shqipëria
Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë
Në 25 vjet, popullsia e vendit është pakësuar me rreth 721 mijë persona, ose 23.6%
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tkurrjen më të fortë mes vendeve evropiane.
Sipas të dhënave të Eurostat, më 1 janar 2026 Shqipëria numëronte rreth 2.34 milionë banorë, nga 3.06 milionë në vitin 2000 (Eurostat raporton shifrat e publikuara nga INSTAT), raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Në 25 vjet, popullsia e vendit është pakësuar me rreth 721 mijë persona, ose 23.6%. Nga të dhënat rezulton se Shqipëria ka humbur pothuajse një në çdo katër banorë që kishte në fillim të mijëvjeçarit.
Kjo rënie, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, është më e larta në Evropë. Shteti i dytë me tkurrjen më të lartë është Bullgaria, që pa një reduktim prej 21.6% në të njëjtën periudhë.
Në vend të tretë është Kosova, për të cilën tkurrja është llogaritur nga viti 2003, kur raportohet e dhëna më e hershme. Nga ajo periudhë, popullsia e Kosovës është tkurrur me 19.3%.
Rënie të fortë ka shënuar edhe Lituania, me 17.8%, e ndjekur nga Rumania me 15.2%, Kroacia me 13.8%, Serbia me 13.2% dhe Gjeorgjia me 11.1%.
Në Maqedoninë e Veriut, popullsia është pakësuar me 10%, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë me 9.5%. Hungaria ka humbur 7.2% të popullsisë, Polonia 5%, Armenia 4%, Greqia 3.8% dhe Estonia 2.9%.
Të dhënat tregojnë se pothuajse i gjithë Ballkani Perëndimor ka humbur popullsi, por Shqipëria mbetet në krye të renditjes për nga ritmi i tkurrjes. Serbia ka humbur rreth një të tetën e banorëve në krahasim me vitin 2000, Kroacia afërsisht 14%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut rreth një të dhjetën.
Përjashtimi i vetëm në rajon është Mali i Zi, ku popullsia rezulton 3.3% më e lartë se në vitin 2000.
Rënia e popullsisë, nga emigracioni i lartë dhe plakja graduale e popullsisë
Shqipëria po përballet njëkohësisht me tri goditje demografike: emigracion të lartë, rënie e lindjeve dhe plakje e shpejtë.
Emigracioni është faktori kryesor që po ndikon këtë tendencë. Largimi i vazhdueshëm i të rinjve ka zvogëluar jo vetëm numrin e banorëve, por edhe bazën e popullsisë në moshë riprodhuese. Si rrjedhojë, numri i lindjeve ka rënë me shpejtësi, ndërsa raporti mes të rinjve dhe të moshuarve po përkeqësohet. Që nga fillimi i viteve 1990, vendi po përjeton cikle të njëpasnjëshme emigracioni, që nuk duket se po ndalen, pavarësisht rritjes ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për migracionin neto më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin gjatë viteve të pas-pandemisë nga 1 janari 2021 në 2026.
Shqipëria, që për dekada konsiderohej si një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë, ka arritur tashmë moshën mesatare të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mesatare arriti në 45 vjeç më 1 janar 2026, nga 34.2 vjeç në vitin 2014. Në vetëm 12 vjet, treguesi u rrit me 10.8 vjet, rreth 4.5 herë më shpejt se në BE.
Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë shqiptare është tashmë mbi moshën 45 vjeç. Rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i moshave të reja po e zhvendosin me shpejtësi strukturën demografike drejt grupmoshave më të mëdha.
Në vitin 2025, lindjet arritën nivelin më të ulët historik të pas tranzicionit, në 22.5 mijë, nga 82 mijë në vitin 1990, teksa shtesa natyrore po shkon drejt zeros. (shik grafikun e shtesës natyrore)
Pasojat nuk kufizohen vetëm te numri i banorëve. Tkurrja e popullsisë ul bazën e konsumit, ngushton ofertën e fuqisë punëtore dhe shton presionin mbi sistemin e pensioneve dhe shërbimet shëndetësore.
Me më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës dhe më shumë të moshuar që dalin në pension, raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve përkeqësohet. Në të njëjtën kohë, prej disa vitesh bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë punonjësish, sidomos në sektorët që kërkojnë fuqi punëtore të kualifikuar dhe po tentojnë ti zëvendësojnë ato me punonjës të huaj.
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër: A mund të kërkoni ulje të qirasë gjatë valës së të nxehtit? Temperaturat e larta të verës mund t’i bëjnë disa banesa në Zvicër pothuajse të pabanueshme. Por... -
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion -
Me 172 km/h në tunelin e Gotthardit, 22-vjeçari gjerman ndalohet dhe përjashtohet nga rrugët zvicerane -
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër











