Lajme
Rënia e lindjeve në Zvicër, pse familjet po heqin dorë nga fëmija i dytë dhe i tretë?
Rënia e lindjeve në Zvicër, demografët zbulojnë arsyen kryesore
Rënia e lindshmërisë po vazhdon të jetë një sfidë për shumicën e vendeve evropiane, por në Zvicër ky fenomen po shfaqet ndryshe nga pjesa tjetër e kontinentit, përcjell albinfo.ch.
Sipas një analize të publikuar nga SWI swissinfo.ch, në shumë vende evropiane rënia e numrit të lindjeve lidhet kryesisht me faktin se gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin të mos kenë fare fëmijë. Në Zvicër, megjithatë, situata paraqet një model tjetër.
Demografja Laura Bernardi thekson se shumica e çifteve në Zvicër vazhdojnë të bëhen prindër, por gjithnjë e më rrallë vendosin të kenë një fëmijë të dytë, e veçanërisht një të tretë.
Sipas saj, faktorët financiarë dhe strukturorë luajnë rol vendimtar në këtë prirje. Ndërsa ardhja në jetë e fëmijës së parë ose të dytë shpesh mund të menaxhohet nga familjet, lindja e një fëmije të tretë sjell sfida të reja dhe më të mëdha.
Në mesin e pengesave kryesore përmenden kostot e larta të jetesës, mungesa e banesave të përshtatshme për familje më të mëdha, shpenzimet për kujdesin ndaj fëmijëve dhe vështirësitë për të balancuar jetën profesionale me atë familjare.
Ekspertët vlerësojnë se këta faktorë po ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet e çifteve për zgjerimin e familjes, duke bërë që shumë prej tyre të ndalen te një ose dy fëmijë.
Fenomeni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e demografëve dhe politikëbërësve zviceranë, pasi rënia e lindshmërisë mund të ketë pasoja afatgjata për tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe strukturën demografike të vendit.
Ndërkohë, Zvicra vazhdon të mbetet një rast i veçantë në Evropë, ku sfida nuk është domosdoshmërisht bindja e njerëzve për t’u bërë prindër, por krijimi i kushteve që familjet të kenë mundësi të rrisin më shumë fëmijë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pritje e ngrohtë për Zvicrën, Xhaka i drejtohet masës Xhaka pas kthimit në Zvicër: Shpresoj t'ju kemi bërë krenarë, tani më pret familja... -
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga












