Lajme
Temperaturat rekord po arrijnë edhe majat më të larta të Zvicrës
Vala e të nxehtit nuk po kursen as Alpet, ndërsa në Jungfraujoch u regjistrua temperatura më e lartë në histori
Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Zvicrën nuk po prekin vetëm ultësirat, por edhe zonat alpine, ku janë thyer rekorde historike të nxehtësisë.
Në stacionin meteorologjik të Jungfraujoch, në një lartësi prej 3,571 metrash mbi nivelin e detit, termometri arriti 8 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri absolut për këtë zonë. Rekordi i mëparshëm prej 7.8 gradësh ishte regjistruar në vitin 2009, transmeton albinfo.ch.
Sipas MeteoSwiss, rritja e temperaturave në lartësi të mëdha është një tjetër tregues i ndikimit të ndryshimeve klimatike, të cilat po prekin edhe rajonet që tradicionalisht kanë pasur klimë të ftohtë gjatë gjithë vitit.
Ekspertët paralajmërojnë se ngrohja e zonave alpine mund të përshpejtojë shkrirjen e akullnajave, të ndikojë në ngricën e përhershme (permafrost) dhe të rrisë rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe shembjeve të shkëmbinjve. Po ashtu, ndryshimet e temperaturës mund të kenë pasoja edhe për ekosistemet malore, turizmin dhe burimet ujore.
Zvicra po përjeton një nga verat më të nxehta të viteve të fundit, me disa valë të të nxehtit që kanë sjellë temperatura mbi 35 gradë Celsius në shumë rajone të vendit. Autoritetet meteorologjike vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, pasi temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni
Jeta në Zvicër
-
Të nxehtit në Zvicër po merr më shumë jetë sesa aksidentet rrugore Në nivel evropian, situata është edhe më alarmante. Vlerësohet se nxehtësia shkakton mesatarisht mbi 175 mijë... -
Zvicra paguan miliona franga pensione jashtë vendit për persona që nuk u takojnë -
Alarmi maksimal për zjarre në disa rajone të Zvicrës -
Rënia e lindjeve në Zvicër, pse familjet po heqin dorë nga fëmija i dytë dhe i tretë? -
Zvicër
Pritje e ngrohtë për Zvicrën, Xhaka i drejtohet masës













