Lajme
Alarmi maksimal për zjarre në disa rajone të Zvicrës
Vapa dhe thatësira kanë rritur rrezikun e zjarreve pyjore në nivelin më të lartë në pjesë të Valisit dhe Graubündenit.
Autoritetet zvicerane kanë ngritur në nivelin maksimal të rrezikut për zjarre pyjore disa zona të vendit, ndërsa vala e të nxehtit dhe mungesa e reshjeve vazhdojnë, transmeton albinfo.ch.
Sipas hartës së rrezikut nga zjarret, pjesa më e madhe e Zvicrës është ngjyrosur me të kuqe që nga java e kaluar, që tregon një rrezik të lartë. Megjithatë, në disa rajone situata është përkeqësuar dhe niveli ka kaluar në alarm të shkallës 5, që është niveli më i lartë.
Ky alarm është shpallur në disa pjesë të kantonit Valis, veçanërisht në zonat përreth Sionit, Zermattit dhe Brigut. Rrezik maksimal raportohet gjithashtu në pjesë të kantonit Graubünden, kryesisht rreth Kuris dhe rajonit të Surselvës së Poshtme.
Për shkak të kushteve ekstreme të motit, thatësirës së vazhdueshme dhe temperaturave të larta, autoritetet paralajmërojnë për rrezik të madh të përhapjes së shpejtë të zjarreve.
Ndërkohë, në të 26 kantonet e Zvicrës vazhdon të jetë në fuqi ndalimi për ndezjen e zjarreve në natyrë, përfshirë zonat pranë pyjeve.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të veçantë dhe të respektojnë masat e vendosura për të shmangur zjarret gjatë periudhës së vapës dhe thatësirës. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat rekord po arrijnë edhe majat më të larta të Zvicrës Vala e të nxehtit nuk po kursen as Alpet, ndërsa në Jungfraujoch u regjistrua temperatura më... -
Të nxehtit në Zvicër po merr më shumë jetë sesa aksidentet rrugore -
Zvicra paguan miliona franga pensione jashtë vendit për persona që nuk u takojnë -
Rënia e lindjeve në Zvicër, pse familjet po heqin dorë nga fëmija i dytë dhe i tretë? -
Zvicër
Pritje e ngrohtë për Zvicrën, Xhaka i drejtohet masës












