Kosova
Kosovë: Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit
Emërimi i Gashit vjen pasi Kosova kishte qenë pa kryeprokuror për gati katër vjet
Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin për emërimin e tij në detyrën e udhëheqësit më të lartë të sistemit prokurorial në vend.
Emërimi i Gashit vjen pasi Kosova kishte qenë pa kryeprokuror për gati katër vjet, transmeton albinfo.ch.
Haxhiu e priti të martën në takim Gashin, ku ia dorëzoi dekretin për emërimin e tij, pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte propozuar atë pas një konkursi disa mujor, i cili është kundërshtuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.
Blerim Isufaj është ankuar në Gjykatën Kushtetuese kundër konkursit, sepse beson se Këshilli Prokurorial nuk ka pasur bazë ligjore të hapë konkurs të ri për kryeprokuror të Shtetit, duke pretenduar se ende është në fuqi vendimi i saj nga nëntori 2023 për dekretimin e tij në këtë pozitë.
Por, Haxhiu tha të martën se vendosi ta dekretojë Gashin pas shqyrtimit “të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës të materialeve të dorëzuara, duke përfshirë po ashtu informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes”.
“Marrë parasysh rëndësinë e këtij funksioni dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, kam vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, tha Haxhiu.
Ndërkohë, Këshilli Prokurorial tha se me nënshkrimin e dekretit nga Haxhiu, është përmbyllur procedura kushtetuese dhe ligjore të emërimit të tij në krye të sistemit prokurorial të Kosovës.
Gashi do të jetë kryeprokuror i Shtetit për një mandat shtatë vjeçar.
Kosova ka qenë pa kryeprokuror të Shtetit qëkurse Aleksandër Lumezit i mbaroi mandati më 2022. Në mungesë të një kryeprokurori me mandat të plotë gjatë kësaj kohë, detyrën e tij e kishin ushtuar Besim Kelmendi dhe Agron Qalaj.
Presidentja e atëhershme Vjosa Osmani nuk e kishte dekretuar Isufajn për këtë pozitë kur Këshilli Prokurorial ia propozoi më 2023, me arsyetimin se ishin gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.
Bashkësia ndërkombëtare e kishte kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së Isufajt nga KPK-ja, dhe me raste ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Temperaturat rekord po arrijnë edhe majat më të larta të Zvicrës -
Të nxehtit në Zvicër po merr më shumë jetë sesa aksidentet rrugore -
Zvicra paguan miliona franga pensione jashtë vendit për persona që nuk u takojnë -
Alarmi maksimal për zjarre në disa rajone të Zvicrës











