Zogiani dhe Krasniqi, ligjërata para studentëve të Cyrihut
Do të ligjërojnë Avni Zogiani, nga organizata ÇOHU dhe Vjollca Krasniqi, sociologe dhe filozofe në Universitetin e Prishtinës
Shoqata “Studenti” që bën bashkë studentët shqiptarë të universiteteve dhe shkollave të larta të Cyrihut, ka organizuar një ligjëratë me dy personalitete të mirënjohur të jetës shoqërore dhe të OJQ-ve nga Kosova.
Para studentëve shqiptarë do të ligjërojnë Avni Zogiani, bashkëthemelues i organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet (ÇOHU) dhe Vjollca Krasniqi, sociologe dhe filozofe në Universitetin e Prishtinës.
Tema për të cilën do të ligjërojë Zogiani ka të bëjë me organizatat jo-qeveritare ne Kosovë ndërsa Krasniqi do të ligjërojë temën „Gjinia dhe zhvillimi i qëndrueshëm”.
Kryesia e shoqatës “Studenti” fton me këtë rast studentët dhe të interesuarit tjerë që të jenë të pranishëm në këtë ligjëratë!
Ligjëratat mbahen ditën e enjte, më 29. shtator 2011, duke filluar nga ora 18:20 në adresën: Universität Zürich, Rämistrasse 71, 8006 Zürich.
Për pyetje të ndryshme mund të kontaktohet në këtë adresë elektronike: [email protected]
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
2025, një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë Viti 2025 është një nga vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë, sipas MeteoSwiss, i cili... -
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten -
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau









