Sport
Zvicra me shumë probleme
Lëndimet janë duke e shqetësuar shumë trajnerin Vladimir Petkoviq. Në mesin e tyre është edhe Xherdan Shaqiri, i cili ka munguar në ndeshjet e fundit për Stoke Cityn
Përfaqësuesja e Zvicrës po përballet me shumë probleme para ndeshjes kualifikuese kundër Letonisë, pasi shumë lojtarë janë të lënduar ose jo në formën më të mirë, shkruan ‘Blick’.
Shaqiri, Embolo, Derdiyok dhe Lacroix janë të lënduar. Gjithashtu edhe njëri nga futbollistët më të mirë të Zvicrës, Ricardo Rodriguez do të jetë jashtë fushës për disa javë. Schar, Stoker, Tarashaj, Mehmedi dhe Seferoviq janë zgjedhja e dytë, përcjell albinfo.ch.
Nëse Zvicra do të luante tani me Letoninë do të kishte shumë probleme. “Nuk kam asnjë ide si do të luanim tani”, ka thënë trajneri Vladimir Petkoviq. “Nuk e di gjithashtu se cilët lojtarë do të jenë në 23-shen e përzgjedhur”, ka shtuar ai.
Ekipi do të mblidhet të hënën në Lozanë, ku do të përgatiten për këtë ndeshje. Probleme ka edhe në vijën e mbrojtjes ku Djourou ishte rezervist për Hamburgun në ndeshjen kundër Borussia Moenchengaldbach.
Petkoviq po përballet me shumë dilema, derisa Zvicra do të ndeshet me Letoninë në një përballje shumë të rëndësishme.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Problemi i vërtetë i shkallës së lindjeve në Zvicër do të ishte heqja dorë nga fëmija i tretë Në shumicën e ekonomive të përparuara, rënia e shkallës së lindjeve shpjegohet kryesisht me rënien e... -
Shkurtimet buxhetore kërcënojnë radarët e MétéoSuisse, a do të ketë parashikime më pak të sakta të motit? -
Temperaturat bien, por thatësira mbetet: Zjarret në natyrë janë të ndaluara në të gjitha kantonet -
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës











