Sport
Tre vëllezërit Bisaku zgjidhen për të shoqëruar futbollistët e Hamburgut
Davidi, nën emocionet që i shkaktonte prania e 60.000 shikuesve, përderisa fëmijët tjerë përshëndesin shikuesit me duar, ai thyen protokollin dhe nga gëzimi mban gjatë gjithë kohës duart në gjoks, duke bërë shqiponjën
“Në 130 vjet histori të klubit “Hamburg” të bundesligës nuk ka ndodhur që 3 fëmijë që janë vëllezër mes vete, të zgjidhen për të shoqëruar lojtarët në fushë në të njëjtën kohë. Domeniku është akoma i vogël dhe nëse ftohet edhe ai, atëherë është definitivisht një rekord dhe histori, të cilën po e bëjmë ne, një familje shqiptare”, thotë për albinfo.ch Gjon Bisaku, babai i katër djemve të vegjël të suksesshëm.
“Ndjehemi krenarë që klubi i madh i Bundesligës, Hamburgu ftoi 3 vëllezërit Bisaku për të shoqëruar profesionistët në fushë. Djali i madh Samueli kishte shoqëruar FC Bayern München në kohën e Guardiolës dhe Shaqirit, djali i dytë ishte me Frankfurtin, kurse djali i tretë ishte i ftuar dje me Gladbach, me ish klubin e Granit Xhakës”, vazhdon Gjoni.
“Për çdo fëmijë është një ëndërr që të marrë një ftesë të tillë, por ajo që nuk shihet prapa këtyre akteve sportive është sakrifica dhe mundi i prindërve. Ne jemi mirënjohës dhe falënderojmë Klubin e Hamburgut, për një akt të tillë. Ishte një moment emocionues. Mandej Davidi nën emocionet që i shkaktonte prania e 60.000 shikuesve, përderisa fëmijët tjerë përshëndesin shikuesit me duar, ai thyen protokollin dhe nga gëzimi mban gjatë gjithë kohës duart në gjoks, duke bërë shqiponjën.
Ne do të vazhdojmë edhe më tutje rrugën sportive dhe pritet që edhe Domeniku të ftohet kur ta plotësojë moshën. Kështu ne jemi krenarë si shqiptarë të punojmë në rrugën futbollistike dhe të përfaqësojmë si është më së miri kombin tonë në fushën sportive”, thotë Gjon Bisaku për albinfo.ch
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku

















