Lajme
Tadiqi bën përpjekje që situata në veri të zgjidhet në favor të serbëve
Kjo do të thotë tërheqje e policëve dhe e doganierëve të Kosovës nga vendkalimet Jarinje e Bërnjak
Kryetari i Serbisë Boris Tadiq në New Jork gjatë takimeve me liderë të botës do të përpiqet të marrë përkrahjen që kriza aktuale në vendkalimet kufitare doganore në Kosovë të zgjidhet me zbatim të planit të Ban Ki Moonit nga vitit 2008, njofton gazeta serbe “Blic” duke u thirrur në burime të afërta me Tadiqin.
Sipas kësaj gazete, kjo në bashkësinë ndërkombëtare do konsiderohej “se veriu është një çështje e posaçme” dhe hyrje në negociata për autonomi ose dhe madje për ndarje.
Tadiq gjatë këtyre takime do të përpiqet që situata aktuale të zgjidhet në favor të serbëve e kjo do të thotë tërheqje e policëve dhe e doganierëve të Kosovës nga vendkalimet Jarinje e Bërnjak.
Aktualisht beteja kryesore po zhvillohet nëse do të merret para sysh realiteti në veri të Kosovës, i cili nuk mund të krahasohet me pjesën tjetër të Kosovës, thotë ky burim.
Për veriun nuk është i mundshëm parashikimi i asnjë simetrie me asnjë zgjidhje me jug të Kosovës sepse nga epilogu i “kontestit doganor” do të varet edhe parimi i dialogut dje negociatave politike për çështjet tjera lidhur me Kosovën, ka thënë për “Blic” Nikola Jovanoviq, drejtor i revistës “Sfidta e integrimeve evropiane”.
Tadiq në New York tha se pritët që bisedimet për Kosovën të jenë më të lehta dhe porositi serbët në Kosovë të jenë të qetë.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra












