Lajme
15 mijë nënshkrime për të kandiduar për president
Mandati i presidentit do të jetë pesëvjeçar, që të mos përkojë me përfundimin e mandatit të Kuvendit dhe të kryeministrit
Zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës nga populli është një ndryshim kushtetues shumë i domosdoshëm, sepse do të krijojë stabilitet, i cili do të përfaqësojë unitetin qytetar dhe kombëtar, ka vlerësuar deputeti Arsim Bajrami, kryetar i Komisionit Parlamentar për amendamentimin e Kushtetutës së vendit.
Duke folur për ndryshimet kushtetuese në pjesët ku ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të Republikës, Bajrami ka bërë të ditur se presidenti i ardhshëm duhet t’i revokojë të gjitha postet politike në parti, shkruan Koha Ditore.
Ndërsa për të kandiduar për këtë post ai duhet t’i mbledhë edhe 15 mijë nënshkrime sikur edhe kandidatët e tjerë të pavarur.
Ndërsa do të mund shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Deputeti Bajrami ka theksuar se mandati i presidentit do të jetë pesëvjeçar për shkak që të mos përkojë me përfundimin e mandatit të Kuvendit dhe të kryeministrit.
Ai është shprehur optimist se amendamentet e bëra do ta kenë përkrahjen e të gjitha partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës, pasi që, sipas tij, ndryshimet kushtetuese në këtë çështje kanë qenë më se të nevojshme për t’i shmangur vakuumet politike në vend.
Për ta plotësuar punën e tyre, do të organizohen edhe debate publike me qytetarë me të cilat një ndër çështjet kryesore që do të diskutohet pritet të jetë shtetësia e dyfishtë e kandidatëve për president si dhe betimi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta -
Itali
Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në Itali -
Kosovë
27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi
Jeta në Zvicër
-
Roboti zviceran që mund të ndryshojë të ardhmen e stomatologjisë MIR, roboti zviceran që hap një epokë të re në trajtimet dentare... -
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme












