Bota
Shkon në katër numri i viktimave të terrorit në Londër
Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar se në afërsi të Parlamentit Britanik një atentator ka vrarë së paku tre persona para se të vritej nga policët
Në sulmin e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në Londër, në afërsi të Parlamentit Britanik një atentator ka vrarë së paku tre persona para se të vritej nga policët. Këtë e ka konfirmuar për mediat një zëdhënës i policisë së Londrës. Ai ka shtuar se janë së paku 20 persona që kanë pësuar plagë të rënda.
Zëdhënësi ka thënë se sipas njohurive të deritashme, bëhet fjalë për një sulmues të vetëm në këtë rast.
Sipas raportimeve të mediave një sulm tjetër ka ndodhur kur një person me makinën e tij ka vozitur me qëllim në drejtim të këmbësorëve deri sa është përplasur në një mur. Pastaj ai ka dalë nga makina dhe e ka goditur me thikë një polic duke i sjellë plagë vdekjeprurëse. Policët tjerë e kanë qëlluar pastaj atë me armë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













