Sport
Pritje madhështore për Erzen Rrustemin
Komuna e Gjilanit pritet të organizojë pritje madhështore për kampionin e botës në versionin WBF, Erzen Rrustemi. Për të është organizuar një koncert i madh me pjesëmarrjen e rok grupeve dhe këngëtarëve të njohur
Boksieri i njohur shqiptar i cili jeton në Zvicër, Erzen Rrustemi do të vijë të shtunën në Kosovë, dhe Komuna e Gjilanit do t’i organizojë një pritje madhështore, raporton albinfo.ch.
Komuna e Gjilanit është duke bërë përgatitjet finale rreth pritjes së Rrustemit, me një koncert madhështor, te sheshi “Agim Ramadani”, me pjesëmarrje të rok grupeve dhe këngëtarëve të mirënjohur të muzikës popullore, përderisa audiencës do t’i drejtohet me një fjalë rasti kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kampioni i botës në boks, në versionin WBF, Erzen Rrustemi, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.
Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka thënë se Erzen Rrustemi është krenaria e Gjilanit, Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve, duke thënë se meriton t’i bëhet një pritje madhështore.
Ndryshe, me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri, Kuvendit Komunal i Gjilanit pati shpallur boksierin Erzen Rrustemin “Nderi i Qytetit”, në ceremoninë për më të dalluarit e vitit, qershor 2015-qershor 2016.
E-Diaspora
-
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike Futbollisti i ri me prejardhje nga Kosova po spikat në Gjermani, ndërsa ëndrra e tij është... -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













