Bota
Rënie rekorde e të papunëve në Gjermani
Tregu gjerman i punës ka arritur një rekord të ri në numrin e të papunëve në muajin mars, raportojnë mediat nga Berlini, përcjell albinfo.ch.
Sipas informatave të publikuara nga Agjencia Federale e Punësimit, vendi ka arritur nivelin më të ulët të papunësisë prej bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.
Ballë për ballë me pritjet e ekspertëve, në muajin mars, në vend të 10 mijë, numri i të papunëve në Gjermani ka rënë për 30 mijë njerëz, që niveli i papunësisë në vend është tani 5.8 për qind.
Tregu i punës vazhdon të zhvillohet në një drejtim pozitiv. Punësimi rritet vazhdimisht dhe kërkesa për punë mbetet e lartë, thotë kreu i Agjencisë Gjermane të Punësimit Federal.
Niveli i mëparshëm rekord i papunësisë ishte 5.9 për qind.
Këtë vit agjencia siguron në vend që të ketë më shumë se 44 milionë të punësuar dhe 2.5 milionë njerëz pa punë, e cila do të ishte një rekord i ri absolut që prej ribashkimit të vendit, 27 vjet më parë.
Në mesin e qytetarëve, të cilët konsiderohen të papunë, pjesa më e madhe janë refugjatë, të cilët kanë rregulluar statusin e tyre dhe se këtë vit për herë të parë do të jenë në gjendje për të kërkuar punë, dhe niveli i papunësisë më tej mund të reduktohet.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












