Bota
Londra, qyteti me rritjen më të shpejtë të kompanive
Londra është kryeqyteti evropian me rritjen më të shpejtë të kompanive, duke tejkaluar qytetet si Parisin, Milanon dhe Berlinin. Kjo thekson rëndësinë e Londrës si një qendër për inovacionin dhe tregti në Bashkimin Evropian (BE), ndërsa Britania është duke u përgatitur për të braktisur bllokun.
Vlerësimi i ri i “Financial Times Top 1000” me kompanitë evropiane me rritjen e fortë të shitjes midis 2012 dhe 2015, i përgatitur në bashkëpunim me “Statista”, tregon se 78 kompani e kanë selinë e tyre në Londër. Pas kryeqytetit britanik është Parisi me 45 kompani, Milano me 34 dhe Berlini me 32.
Dy kompanitë me rritjen më të shpejtë janë “HelloFresh”, kompani për shpërndarjen e ushqimeve me seli në Berlin, dhe “Codewise”, një kompani e teknologjisë nga Krakova e Polonisë, me rritjen e të ardhurave me mbi 13.000 për qind. Të dy kompanitë u themeluan në vitin 2011, ndërsa mesatarja e kompanive në listë kanë nisur në vitin 2004.
Kompanitë nga Gjermania dhe Britania e Madhe dominojnë listën, dhe të dy vendet formojnë 47% të bizneseve. Kompanitë italiane përfaqësojnë 19%, Franca 14% dhe Spanja 10%.
Renditja “FT1000” tregon numrin e vendeve të punës të krijuara dhe është në favor të kompanive që janë në rritje “organike” dhe jo duke blerë konkurrentët.
Për t’u përfshirë në listë, kompanitë janë vlerësuar sipas disa kritereve: të ardhurat me të paktën 100,000 euro në vitin 2012, të ardhurat me të paktën 1.5 milion € në vitin 2015, që nuk janë një filial apo degë e një kompanie tjetër dhe që kanë selinë në një nga 31 vendet më të vizituara.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










