Sport
Xhudistja nga Zvicra fiton medalje për Kosovën
Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 70 kg në garat për Kupën Evropiane për juniorë në Lignano të Italisë
Xhudistja nga Zvicra, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e parë, duke përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare në këtë sport, shkruan albinfo.ch.
Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 70 kg në garat për Kupën Evropiane për juniorë në Lignano të Italisë.
Në përballjen për vendin e tretë, Loriana e mposhti gjermanen Gantner Alexandra dhe kështu e fitoi medaljen e bronztë.
Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka është shprehur shumë i kënaqur për suksesin e Lorianës. “Vjen edhe medalja e katërt këtë fund javë. Si kurrë më parë Kosova ka fituar medalje në gara zyrtare të Kupave Botërore për të rritur në Antalia dhe junior në Lignano të Italisë. Loriana Kuka më në fund kurorëzoi me medalje të bronztë pas katër luftërave në kategorinë 70 kg për juniore në Itali. Java më e bereqetshme e xhudos kosovare e plus ketë javë pushoi kampionia olimpike”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












