Kultura
“Skënderbeu” shfaqet në teatrot e Evropës
Teatri shqiptar në Amerikë me projektin teatror “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” është duke vazhduar turneun artistik nëpër Evropë.
Perdja u hap në Teatrin e Zagrebit në praninë e artdashësve të shkëlqyer si dhe gazetarëve e kritikëve teatrorë. Mes tyre bie në sy shkrimi i kritikes Slavica Sharoviç që lavdëroi performancën e ekipit realizues.
“Xhevat Limani e ringjalli Skënderbeun në skenë më një aktrim briljant dhe mjeshtri artistike i paparë edhe në skenat kroate. Publiku kroat ka humbur shumë që nuk e shijoi këtë perlë teatrore të sojit të rrallë. Në këtë realizim fantazmagorik i ndihmoi edhe sopranoja Era Hoxha me tingullin e saj kristalor që performancën e shpiente drejt kulmeve dhe perfekcionit artistik. Organizimi i shkëlqyer i atdhetarit, intelektualit dhe kryetarit të pakicave shqiptare në qytetin e Zagrebit, Shuip Ziberi ishte i nivelit properëndimor”, shkroi Sharoviç.
Në qytetin e klasikëve të artit, nikoqire ishte Drita Cacaj një personalitet tejet i veçantë, Safet Murati regjisor dhe Shpresa Kameraj. Shfaqja u duartrokit gjatë nga publiku artdashës të cilën Aktori Xhevat Limani ia dedikoi Naser Hanit ,i cili kontribuoi në luftën e shqiptarëve për liri dhe Pavarësi.
Mbrëmë shfaqja ka flakëruar shqipërisht në Lucern nën organizimin e atdhetarit Agim Sylejmani.
Sonte, Skënderbeu do të ligjërojë në qytetin e Gjenevës nën organizim të UPSH-së, si dhe piktorit e poetit Gani Bytyqi.
Perdja do të përmbyllet në Paris ku pritet të marrë pjesë një përbërje e plotë e artit shqiptar në kryeqytetin e kulturës evropiane.
Ansambli dhe stafi janë shprehur se ndjehen mirë, të lumtur dhe krenarë për këtë mision artistik e kombëtar në zemër të Evropës.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nën borë: Në këto zona ka rënë më shumë borë Në disa rajone alpine brenda pak ditësh ka rënë pothuajse aq borë sa gjatë gjithë dimrit... -
Rrezik i lartë ortekësh në Alpet zvicerane, paralajmërim sidomos në jug -
Bora në Zvicër: Aksident në autostradën A8, pesë persona përfundojnë në spital -
Në Zvicër testohet “qeni digjital” – karroca me AI ndihmon të verbrit të bëjnë Pazar -
Qeveria zvicerane plan për të mbështetur verën vendase – industria reagon ashpër























