Sport
Kosova mban kamp të futbollit në Gjermani
Ky kamp i Kosovës U-15 do të mbahet prej 15 deri më 17 prill, ku do të përfshihen futbollistë të cilët luajnë në Gjermani
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë një kam tre ditore në Grunberg të Gjermanisë, raporton albinfo.ch.
Ky kamp i Kosovës U-15 do të mbahet prej 15 deri më 17 prill, ku do të përfshihen futbollistë të cilët luajnë në Gjermani.
“Qëllimi i këtij kampi sipas përzgjedhësit të kësaj grupmoshe, Gazmend Haliti është seleksionimi sa më i mirë i kësaj moshe dhe përcjellja nga afër e përgatitjes së tyre teknike, taktike dhe fizike për kualifikimet për Kampionatin Evropian, që mbahet në vitin 2018. Në kamp do të jenë të grumbulluar 28 futbollistë, me të cilët krahas përzgjedhësit Gazmend Haliti do të punojnë edhe trajneri Isa Sadriu dhe përzgjedhësi i U-17, Besnik Kollari”, thuhet në njoftim e Federatës së Futbollit.
Futbollistët e përzgjedhur janë: Albin Shuti, Jetmir Syla, Adrian Dibrani, Doader Mala, Fabijan Alija, Lionel Mlinaku, Florian Zymeri, Vegard Salihu, Bleron Dobruna, Altin Maxhuni, Mateo Kika, Elvir Gashi, Bleron Krasniqi, Gentrit Muja, Valdrin Konjuhi, Leon Rukiqi, Anteo Fetahu, Leonard Zenuni, Drilon Trepça, Medin Sahini, Edin Hyseini, Duart Ajeti, Florian Haxha, Fisnik Asllani, Shpëtim Hasani, Lirim Dervishi, Altin Avdyli dhe Bleon Selimi.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard











