Shkurt.ch
62% e turqve të Zvicrës votuan kundër reformës së Erdoganit
Në Gjermani afër dy të tretat e turqve janë shprehur në favor të reformës kushtetutare, në Austri, 73.2%, në Belgjikë 75.1%, në Holandë 71% etj.
Ndërkohë që autoritetet turke kanë shpallur fitoren në referendumin për ndryshimin e kushtetutës dhe në disa shtete ku ka diasporë turke është raportuar për fitore të forcave pro Erdogan, në Zvicër ka ndodhru e kundërta. Rreth 62 për qind e turqve të Zvicrës me të drejtë vote kanë votuar kundër ndryshimit të kushtetutës turke që i jep presidentit kompetenca shumë të mëdha.
Shkalla e votave kundër, atyre që janë dhënë në Ambasadën e Turqisë në Bernë madje është rreth 70%, shkruan srf.ch. Ndërsa në Konsullatën e Përgjithshmne Turke në Cyrih, kundër kanë votuar 64% të votuesve, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, përqindjen e ka ndryshuar votimi në Konsullatën e Turqisë në Gjenevë, ku 55% kanë votuar në favor të ndryshimit.
Ndryshe nga turqit e Zvicrës, bashkatdhetarët e tyre në vendet tjera evropiane kanë votuar bindshëm pro reformës së kërkuar nga Erdogani. Kështu, në Gjermani afër dy të tretat e turqve janë shprehur në favor të reformës kushtetutare, në Austri, 73.2%, në Belgjikë 75.1%, në Holandë 71% etj.
Votimi i turqve «zviceranë» ndryshe nga bashaktdhetarët e tyre në shtete tjera evropiane shpjegohet veç tjerash me përbërjen e komunitetit turk në Zvicër ku jetojnë përpjestimisht më shumë shtetas turq të ikur pas puçit ushtarak të viteve `80 dhe në lidhje me konfliktin kurd, shkruan albinfo.ch. Kështu, turqit e majtë dhe kurdët (po ashtu kryesisht të majtüe) në Zvicër janë më të shumtë se në Gjermani dhe në vende tjera evropiane në përpjestim me madhësinë e komunitetit në shtetet përkatëse.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












