Lajme
Interesim i madh për të mësuar gjermanishten
Kjo tendencë lidhet edhe me kërkesën e lartë që ka tregu gjerman për forcë të kualifikuar pune, por njohja e gjuhës është kushti bazë
Gjithnjë e më shumë të rinj në Shqipëri po zgjedhin që të mësojnë gjermanishten, duke lënë kështu pas anglishten dhe italishten.
Të dhënat tregojnë se edhe pse ritmi i frekuentimit të kurseve ka rënë përsëri ato dominojnë duke zënë 16.6% të totalit të kursantëve, kryesisht nga të punësuarit dhe nxënësit e shkollave. Kjo tendencë lidhet edhe me kërkesën e lartë që ka tregu gjerman për forcë të kualifikuar pune, por njohja e gjuhës është kushti bazë.
Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Shqipëri tregojnë se ka fluks në rritje të kërkesave për mësimin e gjuhës gjermane.
Ndërsa referuar kurseve të tjera profesioneve, më të frekuentuarit, në raport me totalin e pjesëmarrësve, kanë qenë: Kuzhina(11%), Instalues dhe riparues të rrjetit elektrik” (11.7%), Rrobaqepësi (7.2%), Hidraulik (9.1%), Parukeri (5.8%) dhe Saldim (5.3%).
Të rinjtë pjesëmarrës në kurset profesionale pranë Qendrave të Formimit Profesional Publik, përbejnë 65% të totalit të pjesëmarrësve. Ajo që duhet theksuar që në te gjitha profesionet pjesëmarrja e të rinjve ngelet mbi 50%.
Pjesëmarrësit me nivel arsimor të mesëm përbejnë 58.5% të totalit të pjesëmarrësve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











