Shkurt.ch
Berna, me projekt për shitjen e kanabisit në barnatore
Nga projekti pritet të kuptohet se cili do të jetë efekti i shitjes së rregullt, legale të kanabisit në barnatore, te konsumuesit e kanabisit
Fondi Nacional i Zvicrës ka vendosur të mbështesë me 720 mijë franga projektin hulumtues të qytetit të Bernës për kanabisin. Drejtorja e Bernës për çështje sociale Franziska Teuscher e ka konfirmuar këtë lajm të publikuar sot në gazetën “Sonntagszeitung”, shkruan srf.ch. Ajo ka thënë se kostoja e projektit në fjalë nuk mund të definohet në shifra por ajo që dihet është se Fondi Nacional është zotuar për ta paguar shumën e përmendur, transmeton albinfo.ch. Teuscher është treguar e bindur se financimi i projektit do të realizohet.
Pjesëmarrësit në këtë projekt studimor duhet të kenë më së paku 18 vjet, të jetojnë në qytetin e Bernës dhe të kenë qenë duke konsumuar tashmë kanabisin. Kjo e fundit do të verifikohet përmes testit të flokëve.
Këtë projekt e kishte miratuar në shkurt të këtij viti Komisioni i Etikës i Kantonit të Bernës. Në bazë të këtij miratimi, Instituti për mjekësi sociale dhe parandaluese (ISPM) që vepron në kuadrin e Universitetit të Bernës do t`i dërgojë një kërkesë Zyrës Federale të Shëndetësisë (BAG). Kjo e fundit duhet të tregojë se cili do të jetë efekti i shitjes së rregullt, legale të kanabisit në barnatore, te konsumuesit, gjegjësisht në sjelljen e tyre lidhur me konsumimin dhe blerjen e kanabisit, përcjell albinfo.ch. Do të shqyrtohen po ashtu edhe përparësitë dhe mangësitë e qasjes liberale me kanabisin.
Për këtë projekt do të jenë në dispozicion deri në 600 kilogramë kanabis.
Në Zvicër janë në mes 200 mijë dhe 300 mijë persona që konsumojnë në mënyrë të rregullt drogë. Me projektin e ri, studiuesit nga Universiteti i Bernës duan të provojnë mundësinë e shitjes në mënyrë të rregullt të kanabisit nëpër barnatore.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë











