CH-Ballkani
SHBA njeh Talat Xhaferin si kryeparlamentar të Maqedonisë
Talat Xhaferi është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra nga nacionalistët maqedonas. Xhaferi u bë shqiptari i parë në krye të parlamentit maqedonas.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për këto ngjarje, derisa përmes Ambasadës së saj në Maqedoni ka njoftuar se e pranon Xhaferin, si kryetar të ri të Parlamentit maqedonas.
“Një shumicë e deputetëve zgjodhën Talat Xhaferi si kryetar të Parlamentit gjatë një seance të rregullt në të cilën dëshmitarë ishin edhe zyrtarë publikë e mediat. Ne do të punojmë me të që të përkrahim demokracinë dhe të çojmë përpara interesat e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin për media.
Edhe përfaqësitë tjera perëndimore në Shkup janë shprehur në favor të zgjehdjes süe Xhaferit
https://www.youtube.com/watch?v=tuICH-DrOt8&utm_source=dlvr.it&utm_medium=facebook
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













